Pranga autorit që vrau me thikë kunatin

Një 37 vjeçar banues në Kamëz të Tiranës është arrestuar në flagrancë, pasi dyshohet se ka goditur me thikë duke i provokuar vdekjen kunatit të tij.
Astrit Elezi, lindur në fshatin Dritas Dajt dhe banues në Kamëz të Tiranës, u arrestua pasi dyshohet se dje rreth orës 10.45, në Zall - Herr ka goditur me thikë për motive të dobëta, shtetasin Xhevdet Xhepa, 38 vjeç, lindur në fshatin Pinar dhe banues në Zall Herr.
Lidhur me këtë ngjarje burime zyrtare nga policia thanë se shkak për këtë vrasje ishte fakti se viktima keqtrajtonte bashkëshorten e tij e cila ishte motra e autorit. Viktima ndërroi jetë ditën e djeshme pas dërgimit në spital duke mos u rezistuar dot plagëve të marra.