Tiranë, sekuestrohen 3 kg 70 gr drogë, 2 në pranga

Policia e kryeqytetit bëri të mundur sekuestrimin e një sasie prej 3 kg 700 gram lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa si dhe arrestimin në flagrancë të dy shtetasve si posedues dhe shpërndarës të saj.
Si zotërues i saj janë arrestuar 34 vjeçari Luan Ibro dhe 23 vjeçari Akil Frangu të dy banues në Tiranë.
Arrestimi i tyre u krye, pasi mbrëmë janë kapur në flagrancë në qendër të Kombinatit, duke udhëtuar me një automjet me targa të huaja, ku pas një kontrolli të imtësishëm të ushtruar, ju gjendën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një çantë sportive ku në brendësi të saj, gjendej lënda narkotike e llojit kannabis sattiva.
Lidhur me këtë rast Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për veprën penale “Prodhim, shitje të lëndëve narkotike”, në bashkëpunim.