E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa e Bajramit, krerët e shtetit urojnë besimtarët

Presidenti Bamir Topi bëri thirrje për më shumë tolerancë e dashuri, “ashtu siç thotë dhe profeti Muhamed”, në radhë të parë nga politikanët dhe ata që drejtojnë institucionet shtetërore. “Demostroni më shumë tolerancë e butësi, sepse ajo që transmetoni më pas amplifikohet në mbarë shoqërinë“, tha kreu i shtetit në prononcimin për shtyp menjëherë pas vizitës në KMSH. Topi kërkoi gjithashtu “më shumë vëmendje, ndihmë e solidaritet për njerëzit në nevojë”.

Kryeministri Sali Berisha i kushtoi një nderim të veçantë udhëheqësve shpirtërorë të kombit “për kontributin e jashtëzakonshëm në ndërtimin e besimeve fetare nisur nga kushtet dhe rrethanat më të vështira e të paprecedente”. “Në një hark kohor të shkurtër ia dolën të ngrenë vlerat hyjnore dhe të rindërtojnë besimet shqiptare në harmoni e tolerancë të shkëlqyer, çka përbën dhe virtytin më të madh”, deklaroi kreu i qeverisë pas vizitës në Komunitetin Mysliman.

Komunitetin Mysliman e vizitoi edhe kryatari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i cili përcolli mesazhin për “gëzim e lumturi në familjet e të gjithë besimtarëve myslimanë”.

Mesazhi i urimit dha për Komunitetin Mysliman të Shqipërisë edhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Por, ndryshe nga vitet e shkuara, ish-kryebashkiaku i kryeqytetit nuk pranoi ta përcjellë urimin nëpërmjet mikrofonave të gazetarëve.

Gjatë paradites, KMSH-në e vizitoi kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli. Ajo uroi të gjithë besimtarët për gëzim, paqe e dashuri. “Festa është shpërblim pas Ramazanit, një muaji sakrifice, meditimi dhe vetëdisiplinimi. Shpërblimi është gëzimi e paqja në familje”, tha kryeparlamentarja.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-08-30 13:21
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›