E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, shqiptari vret gruan, fëmijët shohin skenën makabre

ATHINË- Një krim i rëndë ka shokuar komunitetin e Ierapetras, në Greqi. Një shqiptar 50 vjeçar, vrau sot paradite rreth orës 11:00, gruan e tij 44-vjeçare, pas goditjeve të shumta me një mjet të fortë në kokë dhe trup.

Fqinjët e alarmuar njoftuan policinë për incidentin dhe ambulancat nxituan në vendin e ngjarjes, por ishte vonë për gruan fatkeqe, pasi ajo kishte vdekur menjëherë.

Autori i vrasjes brutale u përpoq të arratisej, por u arrestua menjëherë, ndërsa trupi i pajetë i 44 vjeçares u transferua në Spitalin e Lerapetras dhe më pas në morg për të kryer autopsinë.

Arsyet për krim nuk janë ende të qarta, por sipas informative paraprake, shkak është bërë një grindje e fortë mes çiftit.

Tragjedia bëhet edhe më e rëndë pasi tre fëmijët e çiftit, të moshës 10, 14 dhe 16-vjeç, u kthyen në shtëpinë e tyre në momentin e fundit, dhe panë me sytë e tyre vdekjen e nënës.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›