Kane falur Fiter Bajramin edhe 54 te burgosur te Jordan Misja

Kanë falur festen e Fiter Bajramit edhe 54 të burgosurit e institucionit të ekzekutimit të vendimeve Penale “Jordan Misja”.
Organizimi i festave fetare dhe festimi i tyre është kthyer në traditë edhe në institucionet penale.
Kështu, meshkujt dhe femrat në burgun 313 pasi kanë falur namazin janë mbledhur për të festuar një nga festat më të rëndësishme të Komunitetit Mysliman.
Ketë vit, nga 21 institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në 14, janë organizuar iftarë dhe kanë agjëruar Ramazanin 512 të dënuar.
Stafet e edukimit në IEVP këtë muaj kanë krijuar kushtet e duhura për dhënien e mundësisë së mbajtjes së Ramazanit të personave që kanë shprehur dëshirën për ta mbajtur.
U adaptua programi i shpërndarjes së ushqimit dhe fjetjes së personave që mbajtën Ramazanin si dhe u organizuan shërbesat fetare sipas orareve të xhamisë.
Përfaqësues të klerit mysliman drejtonin shërbesat dhe zhvillonin diskutime mbi mesazhin e paqes, shpresës, dashamirësisë dhe tolerancës që përcjell Festa e Bajramit.