Festa e Pashkëve, nis fluksi i emigrantëve në kufi
Festa e Pashkëve që kremtohet këtë fundjavë ka shtuar fluksin e emigranteve në pikat doganore, që lidhin vendin tonë me Greqinë. Fluks emigrantësh janë regjistruar në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë.
Sipas të dhënave të fundit nga kjo pikë doganore, rreth 3826 emigrantë shqiptarë dhe 764 automjete kanë hyrë në territorin shqiptar gjatë 24 orëve të fundit.
Pala greke ka punuar me 2 sportele në dalje ndërsa pala shqiptare ka vënë në dispozicion 4 sportele në hyrje me të cilat punon për të lehtesuar pritjet dhe shmangur radhët e gjata.
Mësohet se policia kufitare ka organizuar një plan masash për mirëmenaxhimin e situatës nga fluksi i emigrantëve të cilët kthehen në atdhe për Pashkët ndërsa ka zhvilluar takime me palën greke ku ka kërkuar shtim të sporteleve në orët që ka më shumë lëvizje.
Ndërkohë me afrimin e festës së Pashkëve pritet që në ditët në vijim të rritet fluksi i hyrje-daljeve në pikën kufitare të Kapshticës.