Kryeministri inauguron nje tjeter rruge fton kundershtarin politik te pranoje realitetin

Vijoi me premtime per rruge te reja duke iu kunderpergjigjur edhe rivalit politik me sqarime per kilometrat e ndertuara dhe rindertuara.
“Zoti Rama i tmerruar dekalaroi në Shkodër se ato janë gjithsej 600 km. E ftoj zotin Rama të tregojë 1500 km nga Konispoli gjer në Vermosh”, vuri në dukje, Berisha.
Ndersa fqinjet perjetojne krize e recession Kryeministri tha se te gjithe keto investime kane sjelle punesim.
“Ne matematiken e tij te lashte te kohes se Ramiz Alise del e thote se Shqiperia ka 1 mln te papune harron se per cdo vend ka nje llogari per krahun e punes, i harron se statistikat. Sipas tij, arrat punohen vete, bizneset, rruget shtrohen vete si shtron njeri, percartje te tilla jane te pa denja”, nënvizoi Kryeministri.
Gjithashtu, një përgjigje Rames i erdhi dhe per shqetesimin e tij per emigrantët.
“I tregoi shqiptareve cfare eshte i afte te beje e sot, derdh lot krokodili per pensionet e emigranteve nje arsye s’ka. Me marrjen e statusit të vendit kandidat nga ky moment të gjitha vendet jane te detyruara ti njohin shqiptareve vitete e punes kudo qe i kane kryer”, sqaroi Berisha, lidhur me një çështje të tillë.
Por për kreun e mazhorancës, deklaratat e kryetarit te opzites kanë vetëm një qëllim.
“Socialistet shpifin mashtrojne ato jane me te pasurit por ne qofte se kane lumenj shpifjesh trrillimesh bojkotesh u mungon nje gje s’kanë lider. Te dale nje socialist dhe te thote cilen fitore regjistroi Rama. Ai nuk ka interes tjeter vec interesave te tij qe perpiqet ti plotesoje me dhune e mashtrime nga te cilat s’ka për te hequr dore”, deklaroi Berisha.
Deklaratat Kryeministri i beri gjate inaugurimit te rruges Shen Vlash- Katund i Ri, e cila do te lidhe me njera tjetren këto zona, por edhe autostranden Durres- Tirane me komunat Rrashbull, Katund i Ri e Xhafzotaj. Ky është një Investim prej 236 milion leke qe u sherben 12 mije banoreve te cileve u drejtoi edhe nje apel.
“Aleancës qe e nisi me funderrina e perfundoi me hala e ngjala le ti leme të ziejne ne kazanin e tyre dhe net e bashkohemi për punësim, për zhvillim për mirëqenie, për integrimin e Shqipërisë në BE”, nënvizoi Berisha, gjatë fjalës së tij.