Partia Republikane per pronen private

Utopi elektorale i ka cilësuar Partia Republikane deklaratat e kryesocialistit Rama bere nga Vlora për pronën private. Sipas kryetarit politik per qarkun e Tiranes Maksim Begeja Partia Socialiste është vazhduese e Partise se Punës qe varrosi pronën privat.
“Tani Ajo po tregohet “dorëlëshuar”, duke ua premtuar tokat atyre që i kanë marrë, apo grabitur ato.
Kreu socialist nuk njeh demokracinë si respektuese të ligjit, nuk njeh moralin ndaj pronës, madje as ligjet gjysmakë që i ka miratuar partia e tij në parlament.
Zoti Rama, jemi sot këtu t’ju bëjmë me dije se jo zaptimi i tokave, por respektimi i pronarëve dhe pronave të ligjshme në procesin politik e demokratik, janë garanci për ruajtjen e të drejtave të njeriut dhe integrimin e vendit në BE”, u shpreh ai.