Gërdecin e ngriti qeveria, jo Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë
Tiranë- Në Gjykatën e Tiranës vazhdon deklarimi i avokatëve mbrotjës, pasi prokuroria paraqiti pretencën. Një prej të akuzuarve, që u deklarua fajtor nga prokuroria është edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Luan Hoxha, për të cilin prokuroria kërkoi dënimin me 8 vjet burg. Avokati i tij shfajësoi Hoxhën duke thënë se Gërdeci u ngrit me vendim të qeverisë dhe pa aprovimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.
Më poshtë është e plotë mbrojtja për gjeneral Hoxhën:
Faktet qe prokuroria akuzon klientin tim Luan Hoxha jane permbledhur ne:
I- Kapitulli VII (faqe 329) i konkluzioneve ne te cilin pasqyrohet se:
Urdherimi per Komanden e F. Bashkuar dhe K. Mbeshtetese ti kalojne ndermarrjes Meiko per shitje me qellim demontim e cmilitarizim ne Gerdec municione te kalibrit jo te vogel si dhe te disa lloje municionesh te pa dala nga armatimi dhe perdorimi dhe te pakategorizuara nga KPKP(Pika 1 e urdherit 2044 date 07/12/2007)
Ky fakt thuhet ne konkluzione, i atribohet te pandehurve Ylli Pinari,
AgimLala, Dashnor Caushi, Luan Hoxha, Hilmi Lacaj dhe Ndue Marku.
II- Kapitulli X (faqe 337 te konkluzioneve te prokurorit) pasqyrohet:
Urdherimi per te realizuar procesin e cmontimit dhe cmilitarizimit te shtimjeve 20-152 m/m ne ish brigaden e tankeve ne Gerdec pa u bere me pare licensimi i ketije vendi ku do te shkarkoheshin municione dhe depozitoheshin produkte duke mos garantuar sigurine e kryerjes se ketije procesi ne kete vend si dhe duke mos garantuar respektimin e te drejtave dhe lirive themelore te njeriut nga ky proces.
Ky fakt i atribohet te pandehurve Ylli Pinari, Luan Hoxha, Agim Lala, Dashnor Caushi, Hilmi Lacaj dhe Ndue Marku.
III- Kap. XI i konkluzioneve (Faqe 342 ) ne te cilin thuhet:
Shmangia e mbikqyrjes dhe sigurise ushtarake te procesit te cmontimit e cmilitarizimit te municioneve nga strukturat e forcave te armatosura si dhe rregjistrimi i te dhenave per regjimin, levizjen sasine e municioneve te cmontuara si dhe nenprodukteve te tyre duke urdheruar ne piken 8 te Urdherit, kryerjen dhe mbikqyrjen e sigurise nga Ndermarrja Meiko.
Ky fakt i atribohet te pandehurve Ylli Pinari, Luan Hoxha, Agim Lala, Dashnor Caushi, Hilmi Lacaj dhe Ndue Marku.
IV- Kapitulli XII, (faqe 344 i konkluzioneve te prokurorit) ne te cilin thuhet:
Urdherimi qe kostoja e transportit te likujdohet nga ndermarrja Meiko duke shmangur perballimin e shpenzimeve per kete qellim bga shoqeria SAC dhe Albdemil, nuk kane bere te mundur faturimin e ketyre shpenzimeve shoqerive private.
Ky fakt i atribohet te pandehurve Ky fakt i atribohet te pandehurve Ylli Pinari, Luan Hoxha, Dashnor Caushi, Hilmi Lacaj dhe Ndue Marku.
Per te gjitha keto afakte, akuza arsyeton ne konkluzionet e saja (faqe 355) se te pandehurit Ylli Pinari e Dashnor Caushi kane vepruar ne bashkepunim duke
aplikuar per to edhe nenin 25 te K.P. ndersa te pandehurit Luan Hoxha, Agim Lala, Hilmi Lacaj e Ndue Marku kane vepruar pa ndonje marrveshje bashkepunimi, per rrjedhoje nuk eshte aplikuar as rrethana renduese e parashikuar ne nenet 25 dhe 50/gj te K.P.
Z. Gjyqtare. Para se te parashtroj analizen e fakteve objekt akuze te parashtruara nga prokuroret, desheroj te paraqes para jush disa probleme juridike qe lidhen me elementet e domosdoshem te vepres penale te shperdorimit te detyres te parashikuar si veper penale nga neni 70 i K.Penal.
Ne analizen e prokurorise nuk u trajtua asnje element juridik qe perben vepren penale te shpedorimit te detyres. Duke pare formulimin e dispozites perkatese, neni 70 i K.Penal Ushtarak, nga ana objektive kerkon kryerjen ose moskryerjen me dashje te veprimeve apo mosveprimeve ne kundershtim me ligjin per permbushjen e rregullt te detyres. Sic shihet nga vete formulimi i dispozites, per te ekzistuar kjo veper eshte e domosdoshme te percaktohej se kush eshte detyra e shefit te shtabit te pergjitheshem, nga buron ato dhe cilat jane konkretisht ato detyra apo pjese detyrash qe nuk jane permbushur ne rregull. Per kete arsye, detyrohem te sqaroj se kush jane detyrat dhe pergjegjesite e shefit te shtabit te Pergjitheshem te F. A. dhe nga burojne ato.
Ne nenin 12 te Kushtetutes se R. Shqiperise eshte percaktuar misioni kushtetues i Forcave te Armatosura ne te cilin thuhet se F. A sigurojne pavaresine e vendit si dhe mbrojne teresine teritoriale dhe rendin kushtetues.
Ne kuptim te funksionit kushtetues te percaktuar ne nenin e mesiperm si objekt i pergjiteshem i funksionareve te F.A do te ishte cnimi i atyre mardhenieve shoqerore qe cenojnesigurine e pavaresise se vendit,mbrojtjen e teresise teritoriale dhe rendit kushtetues. Pikerisht, ne kete kuader permbidhet siguria ushtarake qe eshte e ndryshme nga llojet e tjera te sigurise si siguria teknike, ambjentale, siguri e rendit dhe qetesise publike etj.
Ndersa ne nenin 169/4 te Kushtetutes thuhet se me ligje te vecante percaktohen kopetencat e organeve komanduese te F.A.
Pikerisht ne zbatim te ketije detyrimi kushtetues ka dale ligji Nr. 8671 date 26/10/2000 Per Pushtetin dhe autoritetin e komandimit dhe drejtimit strategjik te F.A. ne R.Sh.
Ne nenin 31 te ketije ligi jane percaktuar me hollesi detyrat dhe pergjegjesite e shefit te shtabit te Pergjitheshem te F.A. Referuar kesaje dispozite, akuza duhet te cilesonte dhe te percaktonte se cilat nga detyrat e shefit te shtabit te pergjitheshem te percaktuara ne kete ligje jane kryer ne kundershtim me ligjin apo nuk jane kryer fare duke percaktuar edhe pasojat konkrete qe ka sjelle ky veprim apo mosveprim.
Per ti ballafaquar me konkluzionet e prokurorise detyrohem te parashtroj se kush jane detyrat dhe pergjegjesite e Shefit te Shtabit te Pergjithshem te F.A.
Sipas nenit 31 te ligjit te sipercituar shefi i shtabit te Pergjitheshem ka keto detyra:
- Miraton Doktrinat ushtarake te F.A
- Miraton planet e veprimeve te F.A ne kohe paqe ( tokesore, ajerore dhe detare).
- Paraqet Ministrit te mbrojtjes projektin per strukturimin, numurin dhe organizimin e F.A.
- I propozon Ministrit te Mbrojtjes :
- Planet e zhvillimit dhe modernizimit te F.A dhe programet e
vecanta ne fushen e mbrojtjes qe kerkojne mbeshtetje financiare dhe shperndarje te buxhetit te F.A.
-Tabelat e organizimit dhe paisjeve te njesive ushtarake
- Modelin e unifiormave dhe gradave
- Perfaqeson F.A ne organizmat ushtarake nderkombetare.
-Jep stimuj, kontrollon zbatimin e shperndarjes se fondeve ne F.A
-mbikqyre gadishmerine luftarake, organizon dhe mbikqyre marrjen e masave per gadishmerine luftarake, ben mobilizimin e F.A. kur kjo urdherohet nga autoriteti perkates.
-Kryen mbeshtetjen llogjistike te F.A.
-Menaxhon personelin e F.A. ne perputhje me praktikat e personelit te M. Mbrojtjes, planifikon zhvillimin