Festa e Pavaresise, Prishtina-DinamoMe rastin e 1-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ditën e martë më 17.02.2009, në Kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, do të zhvillohet takimi mbarëkombëtar, mes skuadrës kampione të Kosovës, K.F. Prishtina dhe s

Me rastin e 1-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ditën e martë më 17.02.2009, në Kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, do të zhvillohet takimi mbarëkombëtar, mes skuadrës kampione të Kosovës, K.F. Prishtina dhe skuadrës kampionë të Shqipërisë, F.K. Dinamo.
Në fund të një ndeshjeje të tillë, të rrallë dhe të shumëpritur mes skuadrash të të njëjtit komb, do të ndahet edhe nje trofe simbolik për fituesit.
Futboll Klub Dinamo, shpreh me këtë rast, kënaqësinë e jashtëzakonshme për pjesëmarrjen në këtë takim dhe përcjell urimet më të përzemërta për popullin e Kosovës, në këtë përvjetor të shënuar të Festës së Pavarësisë.
Futboll Klub Dinamo.
E Hene, 16 Shkurt 2009