Muça debuton me fitore në stolin e Dinamos
Dinamo fitoi sot 3-2 ndaj Apolonisë në takimin e zhvilluar në 'Selman Stermasi' në Tiranë, duke bërë që trajneri Shkëlqim Muça të debutojë me fitore. Kampionët e Shqipërisë e nisën keq takimin. Skuadra e Apolonisë ishte e para që shënoi në minutën e 7-të, kur Dinamo arriti të barazojë vetëm në minutën e fundit të pjesës së parë me anë të sulmuesit Sefa. Ky i fundit u u bë protagonist i takimit, duke shënuar dhe dy herë të tjera në pjesën e dytë në minutat 62 dhe 77. Apolonia e trajnerit serb Esat Karishik shkurtoi diferencën e golave në 3-2 me anë të golit të sulmuesit serb Haxhibuliç. Kjo fitore është e para për Dinamon këtë vit, pas dy humbjeve radhazi në dy derbet e kryeqytetit, ndërsa Apolonia largohet nga kryeqteti pas asnjë pikë. Pas javës së 20-të të superligës, Dinamo renditet e treta në kuotën e 32 pikëve, ndërsa Apolonia renditet e 9-ta në kuotën e 24 pikëve.