E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rossi nuk mendon të rikthehet në United

Sulmuesi i Villarrealit, Giuseppe Rossi, i ka hedhur poshtë zërat të cilat e kanë lidhur atë me një rikthim në Old Trafford. Italiani u largua nga Manchester United në vitin 2007 dhe kaloi tek ekipi spanjoll, por Ferguson kishte përfshirë një pikë në kontratë që klubi i tij do të ishte i pari që do të negociojë me sulmuesin nëse ai vendos të largohet. "Nuk ka kurrfarë lidhje në mes meje dhe Manchester United. Unë jam në Villarreal dhe kjo është e vërteta. Nuk kam fituar rast të luaj në Angli dhe kjo ishte arsyeja kryesore për të cilën dëshirova të fitoj përvojë dhe kjo ndodh në Villarreal", ka thënë Rossi. "Deri tash jam i lumtur me zhvillimin. Nuk kam plane të rikthehem, por as nuk kam ide se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen", ka thënë italiani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›