Filipi, gol dhe hero në fitoren e Ravenës“Briani, - tha në linjë telefonike menaxheri i lezhjanit 19-vjeçar, Sokol Haxhia, - është duke kaluar një moment të shkëlqyer. Deri tani ka shënuar 9 gola, 3 gola në kampionat dhe 6 në Kupën e Shqipërisë

Brian Filipi, sulmuesi shqiptar në pronësi të Palermos, por i huazuar te Ravena në Serinë C1/A, shënoi golin e dytë në fitoren 2-0 të Ravenës kundër Lumezane. Golin e parë për Ravenën e shënoi Kuriale në minutë e 3-të, përpara se Filipi t’i çonte shifrat në 2-0 në minutën e 63-të, me një gol me kokë pas krosimit të Trotës.
Filipi pari mundësinë për të shënuar një gol të dytë, por e djathta e tij e fuqishme kaloi ngjitur me shtyllën e majtë pingule të Gazolit të Lumezanes. Ky ishte dhe emocioni i fundit i ndeshjes.
Kjo ishte fitorja e tretë rresht e Ravenës, gjë që sipas faqes zyrtare të klubit italian, nuk ndodhte që nga koha kur Ravena ishte pjesë e Serisë B. Ravena falë edhe golit të mrekullueshëm të Filipit, tashmë ndodhet në vendin e gjashtë të Serisë C1/A.
“Briani, - tha në linjë telefonike menaxheri i lezhjanit 19-vjeçar, Sokol Haxhia, - është duke kaluar një moment të shkëlqyer. Deri tani ka shënuar 9 gola, 3 gola në kampionat dhe 6 në Kupën e Shqipërisë”
Vetë Filipi, duke folur në konferencën për shtyp tha: “Jam shumë i kënaqur jo aq shumë për nivelin individual që tregova, se sa për golin që shërbeu për ta bërë më të sigurt rezultatin. Gjithmonë kam kërkuar nga vetja të jem gati për çdo rast që misteri më jep një rast.
"Jam duke punuar shumë, por në përgjithësi është e gjithë skuadra që punon fort dhe rezultatet e fundit janë fryt i kësaj pune. Tani do të shkojmë në Novara me kokën lart dhe mund t’ia dalim të marrim dhe një rezultat të mirë”.
Brian Filipi është lojtar i Kombëtares U-21 dhe forma e tij padyshim që do t’i ndihmojë Shpresat e Shqipërisë në eliminatoret e Kampionatit Europian U-21, ku aventura e formacionit të drejtuar nga Artan Bushati nis kundër Skocisë, më 28 mars e vazhdon më pas me përballjet e dyfishta me Austrinë, Bjellorusinë e Azerbajxhanin.
E Diele, 15 Shkurt 2009