E Diel, 1 Nëntor 2026

Festa e Pezes bashkia organizon aktivitete te ndryshme

Festa e Pezes e cila eshte kthyer tashme ne tradite per kryeqytetin cdo date 16 shtator edhe diten e neserme do te pershkohet nga nje eveniment festiv.

Keshtu Bashkia e Tiranes ben me dije se neser me date 16 shtator organizon nje feste te madhe te cilen pritet ta vizitojne shume qytetare nga Tirana dhe jo vetem.

Duke qene se ne kete feste spektatoret jane te shijeve moshave e kulturave te ndryshme eshte kuruar cdo detaj ne menyre qe secili te gjeje hapesiren e tij ben me dije Bashkia e Tiranes.

Gjithashtu bashkia thekson se do te ndertohet nje skene gjigande ne qender te Pezes ku nen dritat shumengjyreshe do te ngjiten artiste te mirenjohur dhe te rinj. Si cdo vit cati e kesaj skene do te jete qielli.

Festimet fillojne me kenget dhe vallet e ansamblit Tirana per te vazhduar me tej ne oret e mevonshme kur ne skene do te ngjiten kengetare te rrymave te ndryshme qe nga muzika folk e deri tek ajo moderne thuhet ne njoftimin e bashkise.

Me tej bashkia thekson se per te gjithe te interesuarit qe duan ti bashkohen ketyre festimeve do te vihen ne dispozicion autobuse urbane prane Stadiumit Dinamo te cilet nga ora 1700 deri me 23 00 do te kryejne itinerar te rregullt per te marre dhe kthyer njerezit nga Festa e Pezes perfundon sqarimi i organizatoreve te Bashkise se Tiranes.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›