E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH Regullore e re per masterat dhe specializimet



Rregullorja e re e arsimit te larte ndryshon menyren e akreditimit si dhe percakton rregullat e reja per studimet master specializimet dhe doktoraturen. Gjithashtu percaktohen kreditet qe duhen fituar per specializimet ne fusha te ndryshme dhe programet e studimeve per doktoraturen.

Studimet Master

Rregullorja per organizimin e studimeve te ciklit te dyte ne programet e studimeve Master i shkencave ose Master i arteve te bukura. Programet e studimeve te ciklit te dyte i pajisin te diplomuarit qe zoterojne diplomen universitare Bachelor me njohuri te thelluara teorike dhe praktike si dhe trajnim per kerkim shkencor ne nje fushe brenda nje specialiteti. Programet e studimeve te ciklit te dyte realizohen me 120 kredite ku perfshihen 30-40 kredite per projektin kerkimor dhe tezen dhe kohezgjatja normale e tyre eshte 2 vite akademike. Studentet e ketij programi studimi duhet te japin ne perfundim edhe provimin e gjuhes angleze mbi bazen e testeve te njohura nderkombetare. Ne perfundim te programeve te studimeve te ciklit te dyte leshohet diplome universitare Master i shkencave ose Master i arteve te bukura ne fushen e arsimimit te kryer. Programet e integruara te studimeve te ciklit te dyte ne institucionet e arsimit te larte ne fushat e mjekesise te stomatologjise te farmacise te veterinarise e te arkitektures ofrojne programe te integruara te ciklit te pare e te dyte se bashku. Programet e integruara te ciklit te dyte realizohen me jo me pak se 300 kredite dhe kojezgjatja normale e tyre eshte jo me pak se 5 vite akademike. Studentet e ketij programi studimi duhet te japin ne perfundim edhe provimin e gjuhes angleze mbi bazen e testeve te njohura nderkombetare.

Specializimet

Programet e studimeve specializuese afatgjata jane programe te formimit profesional qe ofrojne njohuri per profesione te vecanta ne fushat e mjekesise te stomatologjise te farmacise te inxhinierise te veterinarise dhe te drejtesise etj. Keto programe te studimeve perfshijne studime teorike te kombinuara me aplikime praktike e trajnime profesionale. Programet e studimeve specializuese ne drejtesi realizohen ne kuader te Shkolles se Magjistratures qe rregullohet me ligj te vecante. Per kryerjen e programeve te studimeve specializuese afatgjata studenti duhet te grumbulloje jo me pak se 120 kredite dhe kohezgjatja normale e ketyre programeve te studimeve eshte jo me pak se 2 vite akademike ne perputhje me ligjin e profesioneve te rregulluara. Studentet e ketij programi studimi duhet te japin ne perfundim edhe provimin e gjuhes angleze mbi bazen e testeve te njohura nderkombetare. Ne perfundim te programeve te studimeve specializuese afatgjata leshohet diplome universitare specializimi me titullin ne fushen perkatese.

Programet e studimeve te doktoratures

Programet e studimeve te doktoratures jane programe te studimeve te ciklit te trete me karakter plotesisht akademik qe kane ne baze kerkimin shkencor dhe veprimtari krijuese. Ne studimet e doktoratures pranohen kandidate qe kane fituar diplome universitare Maser i Shkencave ose Master i arteve te bukura. Keto programe zgjasin te pakten 3 vite akademike dhe perfshijne 60 kredite per studime te organizuara teorike. Institucionet e arsim ti te larte ne baze te rezultateve te arritura ne studimet e organizuara teorike vendosin kritere klasifikimi per kandidatet qe kane te drejte te zhvillojne projektin kerkimor dhe te pergatisin tezen e doktoratures. Po keto institucione percaktojne standarde e kritere kualifikuese per njohjen e gjuhes angleze mbi bazen e testeve te njohura nderkombetare si dhe metoda per vleresimin e nivelit teorik te pergjithshem te kandidateve. Kandidatet qe nuk arrijne te permbushin kriteret e vendosura nuk klasifikohen per te vazhduar me tej studimet e doktoratures dhe pajisen me nje deshmi ne te cilen jepen modulet e zhvilluara se bashku me kreditit e grumbulluara dhe vlereesimine tyre. Ne fushen e mjekesise programet e studimeve te doktorates mund te ofrohen te integruara me studimet specializuese afatgjata sipas planit dhe programit mesimor te miratuar nga fakulteti dhe universiteti perkates.

Studimet e ciklit te pare

Programet e studimeve te ciklit te pare synojne pajisjen me njohurite baze mbi metoda e parime shkencore te pergjithshme dhe formimin e shprehive te vecanta ne nje llojshmeri te gjere profesionesh e specialitetesh. Programet e studimeve te ciklit te pare realizohen me 180 kredite evropiane ECTS me kredite dhe kohezgjatja normale e tyre eshte 3 vite akademike. Ne perfundim te programeve te studimeve te ciklit te pare leshohet diplome universitare Bachelor ne fushen e arsimimit te kryer.

15 Shtator 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›