E Diel, 1 Nëntor 2026

Ujerat e zeza dhe mbeturinat ne lumenj ministria harton ligj

Impiant perpunimi te ujerave te zeza per 1.6 milione banore

Lumenjte jane kthyer ne landfill nga shkarkimet e ujerave te zeza dhe hedhja e mbeturinave ndotja eshte bere masive duke shkaterruar keshtu te gjitha gjallesat e ujerave dhe sidomos duke perfshire te gjithe vijen. Kjo eshte panorama e lumenjve ne vendin tone e paraqitur diten e djeshme nga ministri i Mjedisit Fatmir Mediu gjate nje takimi rajonal te zhvilluar dje ne Tirane ne kuader te projektit Living water exchange. Per te mbrojtur burimet ujore si dhe per te miremenaxhaur situaten ministri Mediu ka njoftuar pikerisht hartimin e nje ligji.

Situata

Mbrojtja e burimeve ujore por dhe miremenaxhimi i tyre do te vazhdojne te jene prioritet i Ministrise se Mjedisit. Shume shpejt pritet te kete nje ligj vetem per menaxhimin e ujerave. Ministri Fatmir Mediu ne nje takim me specialiste te mjedisit per rajonin u shpreh se projekti pilot Living water exchange eshte nje promovues i praktikave qe ndiqen ne vendet evropiane per mbrojtjen e ujerave. Mediu tha se aktualisht ne vendin tone ka mjaft probleme per sa i perket ndotjes se tyre ne det nga ujerat e zeza por edhe basenet e lumenjve te cilat jane kthyer ne vendgrumbullim mbeturinash.

Ndotjen e detit nga ujerat e zeza. E dyta eshte ndotja nga hedhja e mbeturinave. Nese kemi probleme me landfillet sot ne Shqiperi per fat te keq lumenjte jane kthyer ne landfille nga shkarkimet e ujerave te zeza dhe mbetjeve nga nje seri qytetesh dhe komunash pa asnje kriter ligjor dhe pa asnje logjike te miremenaxhimit dhe mirembajtjes se tyre. Ndotja eshte bere masive duke shkaterruar te gjitha gjallesat e ujerave dhe sidomos duke krijuar nje ndotje ne te gjithe vijen e perhapjes se tyre - tha ministri Fatmir Mediu.

Ministri u shpreh se vitin e ardhshem do te kete me shume investime ne projektet qe lidhen me trajtimin e ujerave te ndotura. Buxheti i vitit te ardhshem do te fokusohet ne projekte qe lidhen me trajtimin e ujerave te ndotura dhe ndertimit te impianteve te trajtimit te tyre mbeshtetje nga BB BE - vijoi Mediu.

Impiante

Sipas Mediut pritet te perfundoje shume shpejt ndertimi i impianteve te perpunimit te ujerave te zeza per 1.6 milione banore. Nderkohe qe jane ne ndertim zgjerimi i impiantit ne Kavaje-Plazh impiantet e trajtimit te ujerave te zeza ne Durres Lezhe Shengjin Sarande Vlore Korce. Ministria ka ne proces diskutimi me Banken Boterore dhe JICA hartimin e planeve te menaxhimit te 5 baseneve me te rendesishme te lumenjve ne vend. Per te arritur keto objektiva afatgjata Shqiperia eshte e perfshire ne shume nisma dhe bashkepunime nderkufitare dhe rajonale per administrimin e qendrueshem te burimeve ujore dhe ne mbrojtje te cilesise se tyre. Per kete qellim jane ndermarre masa per bashkepunimin e perhershem dhe funksionimin e strukturave te nevojshme te cilat jane pergjegjese per monitorimin dhe vleresimin e situates lidhur me cilesine e ujerave. Bashkepunimet kane bere te mundur te adresohen edhe projekte te perbashketa per mbrojtjen e ekosistemeve ujore te liqenit te Shkodres Prespes dhe te liqenit te Ohrit. Po keshtu Ministria e Mjedisit ka gjithashtu grupet e perhershme te eksperteve per ceshtjet e ujerave qe bashkepunojne me homologet e tyre ne Greqi Maqedoni Kosove dhe Mali te Zi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›