Qeveria program kombetar per mbjelljen e drureve frutore

Nje program i vecante per mbjelljen e drureve frutore ne te gjithe vendin pritet te marre jete shume shpejt. Grupi i punes eshte mbledhur dje nga Kryeministri Sali Berisha i cili ka kerkuar hartimin e nje programi kombetar per zhvillimin e kultivimit te drureve frutore te lajthise arrave geshtenjave bajameve e shegeve. Ky program i cili eshte programi i dyte i madh kombetar per zhvillimin e drureve frutore ka si qellim shumefishimin e siperfaqeve te mbjella me keta drure si dhe krijimin e mundesive te reja per fermeret shqiptare nepermjet shfrytezimit te ketyre potencialeve. Duke e vleresuar kete si nje projekt te rendesishem dhe ambicioz ashtu sikurse projekti per zonen e ullirit Kryeministri theksoi se nuk ka rruge me te sigurt per nje lufte efikase kunder varferise sesa te shfrytezosh potencialet vendore atje ku ato ndodhen. Ne keta drure frutore te marre se bashku ekzistojne potenciale me te medha se ulliri per te ndikuar ne menyre pozitive ne jeten e fermereve duke rritur te ardhurat dhe prodhimin - u shpreh Kryeministri. Berisha theksoi se Shqiperia ka fatin e madh te jete e vendosur ne gjeresite gjeografike me te pershtatshme per drurin e lajthise duke bere ne kete menyre qe te shumefishohen pa asnje veshtiresi siperfaqet e mbjella ne mbare vendin.
Ne kete kontekst Kryeministri theksoi se eshte mjaft i rendesishem nje perafrim sa me shkencor per keta drure frutore te ngjashem me projektin e ullirit nepermjet studimit te fondit gjenetik kombetar per evidentimin e kultivareve me te pershtatshem dhe me karakteristikat me te mira. Ky projekt i rendesishem ne fushen e bujqesise do te financohet jo vetem nga buxheti i shtetit por edhe nga fondet evropiane IPA dhe me pas ato te kohezionit.