E Diel, 1 Nëntor 2026

Festa e verërave dhe gështenjës mbahet në Pogradec për të 31-in vit radhazi

Mes aromës së gështenjave të pjekura dhe larmisë së verërave, mbrëmjen e djeshme në Pogradec u zhvillua festa tradicionale e Verërave dhe Gështenjës, e organizuar për të 31-in vit radhazi. Aktiviteti përfshiu një konkurs mes bujtinave të zonës, ku u vlerësua vera më e mirë, si edhe piktura dhe poezia më e arrirë me tematikën e festës, me synimin për të promovuar identitetin kulturor dhe për të nxitur turizmin lokal.

Gjatë mbrëmjes, tenda të shumta me produkte tradicionale, të trashëguara brez pas brezi, u prezantuan dhe u shijuan nga vizitorët e shumtë që kishin mbushur qytetin.

Hapja e buteve të verës dhe pjekja e gështenjave në hell mbeten elementet kryesore që i japin festës shijen e veçantë dhe atmosferën karakteristike.

Me gjallërinë e pjesëmarrësve, aromën e verërave dhe gështenjave të pjekura, Pogradeci dëshmoi edhe këtë vit se mbetet një nga destinacionet më të dashura për festat e fundvitit.

Gazetare: E. Xhindole

/rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›