E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka Boterore shpeton shkollat e Ures Vajgurore

BERAT- Prej vitesh shkollat ne bashkine e Ures Vajgurore ne Qarkun e Beratit jane lene krejtesisht pas dore nga ana e ministrise se Arsimit dhe me gjithe projektet e paraqitura nga ana e bashkise asnje investim nuk eshte akorduar per to.


Ka qene Banka Boterore qe ka rikthyer shpresat e drejtuesve te bashkise per permiresimin e infrastruktures ne shkollat e kesaj qyteze. Me ane te projekteve te paraqitura bashkia e Ures Vajgurore mesohet se ka arritur te perfitoje se fundmi nje investim i cili do te ndryshoje pamjen e dy shkollave ne kete bashki.


Kreu i bashkise se Ures Vajgurore Syrja Ormenaj ben me dije se nepermjet konkurrimit te projekteve eshte mundesuar qe kesaj bashkie ti akordohet nje grant prej rreth nje milion eurosh fond i cili do te shkoje ne ndertimin e nje shkolle dhe perfundimin e ndertimit te nje shkolle tjeter punimet e se ciles kishin ngelur ne mes si pasoje e mosakordimit te fondeve nga ana e qeverise.


Ormenaj shprehet se do te jene 600 nxenes te cilet do te perfitojne nga ndertimi i godines se shkolles se re Sali Gjuka te cilet aktualisht udhetojne deri ne fshatin Poshnje ku mesimi zhvillohet me turne ne shkollen e ketij fshati.


Kreu i bashkise Ormenaj shprehet se nje pjese e fondit te perfituar nga ana e bashkise do te shkoje per kete shkolle e cila vitet e fundit ishte shnderruar ne nje rrenoje duke detyruar stafin e mesuesve dhe nxenesit ta zhvillonin mesimin ne shkollen e fshatit Poshnje.


Ne dispozicion te mesuesve dhe nxenesve bashkia kishte vene nje autobus por mesimi me dy turne bente qe nxenesit e arsimit 9-vjecar te ktheheshin ne banesa ne mbremje.


Po me kete grant te perfituar nga Banka Boteror parashikohet te perfundoje se ndertuari dhe shkolla e mesme e pergjithshme e ketij qyteti. Per ndertimin e saj u levrua vite me pare vetem 20 e fondit nderkohe qe moslevrimi i pjeses tjeter te fondit kishte lene punimet ne mes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›