E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan, mbeshtetje Shqiperise per NATO-n

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, do te vizitoje sot Tiranen per te zhvilluar nje sere takimesh zyrtare me perfaqesuesit me te larte ne vend. Keshtu me mberritjen e tij ne Tirane, Erdogan do te zhvilloj fillimisht nje takim me Kryeministrin Berisha. Te dy kryeministrat, pas takimit me dyer te mbyllura, do te nenshkruajne nje marreveshje per bashkepunim ne fushat e marreveshjen e arsimit, shkences, kultures dhe artit, rinise dhe sporteve, masmedias dhe kontakteve midis njerezve. Ne konferencen e perbashket per shtyp qe Berisha dhe Erdogan do te kene per mediat, pritet te theksohet mbeshtetja qe Turqia do t'i jap Shqiperise per marrjen e fteses se anetaresimit ne NATO ne samitin qe do te mbahet ne Bukuresht. Pas takimit me Berishen, Kryeministri turk do te zhvilloje nje takim me kreu e Partise Socialiste, njekohesisht kryebashkiakun e Tiranes, Edi Rama. Me pas Kryeministri turk do te zhvilloje takime edhe me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe me kreun e shtetit, Bamir Topi. Por takime te vecanta kreu i qeverise turke do t'ju rezervoj edhe perfaqesuesve te komunitetit mysliman ne vend. Keshtu ne ambientet e hotel Sheraton, Erdogan do te zhvilloje me Selim Mucen, kryetarin e Komunitetit Mysliman dhe me pas me Baba Reshat Bardhin, kryetarin e Komunitetit Bektashian ne vend. Takime te vecanta numri nje i qeverise turke do te zhvilloje edhe me biznesmen turk qe kane investuar ne Shqiperi. Erdogan do te marr pjese ne perurimin e ambienteve te reja te spitalit Balkan Alliance Hospital. Mesohet se do te vizitoje edhe ambientet e kompanise celulare te trete ne vend, Eagle Mobile, e cila drejtohet nga perfaqesues turq dhe qe se shpejti pritet te nis punen e saj.

F.Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›