Festa mbaroi. Po tani?
E festuam gjatë gjithë ditës së djeshme lajmin "historik" të ftesës së NATO-s. U ramë daulleve dhe frymë boritë e fitores. Në këto dy ditët e fundit tërhoqëm nga pas, herë në studiot maratonë televizive e herë në transmetimet "live" nga Bukureshti, një lloj triumfalizmi patetik. E kemi bërë këtë edhe kur nënshkruam dy vjet më parë MSA-në, atëherë kur na mallëngjyen lotët e zotit Berisha në Luksemburg. Festuam siç dimë vetëm ne për pavarësinë e Kosovës, duke e mitizuar atë, e duke i dhënë nota politike, këtu në Tiranë, a thua se pavarësia e shtetit fqinj ishte më shumë meritë e klasës politike shqiptare, se sa një vendim i marrë përtej Atlantikut.
Nisur nga fakti që ne jemi një popull që i pëlqejmë festat dhe entuziazmohemi jo pak herë kuturu nga "ngjarjet historike", sikundër kjo e fundit, po stërlakohet shpesh këto ditë, shihet se festimet do të vazhdojnë edhe për ca ditë të tjera. Herë përmes mallëngjimit dhe aktrimit të politikës, e në ndonjë rast tjetër me boritë zhurmuese të doktor Berishës, të cilat vetëm ai di t‘u bjerë në raste të tilla. Sepse, në fund të fundit, shihet se kemi gjetur edhe për ca kohë një strehë të re, atë që zoti Lubonja me të drejtë e cilëson, në një shkrim të fundit të tij, si "NATO -streha e fundit e horrave". Pasi në fakt, realiteti, përtej gëzimit, është shumë herë më prozaik. Është ajo lloj gjendjeje, që mbetet atje, herë gri e herë e pashpresë, në një rast si një gënjeshtër e në një rast tjetër shpresëthyese. Dhe si çdo gjendje e realitet, ajo bëhet dyfish më e rëndë dhe rrëshqet dyfish më larg në mbarim të festës, atëherë kur zhvishet nga shkëlqimi i gëzimit dhe i rikthehet grisë së një proteste, zbulimit të një korrupsioni qeveritar apo një Gërdeci të radhës.
Në këto ditë mallëngjimesh, debatesh televizive, anketimesh e sondazhesh për çudibërjen NATO, pak më tej butaforisë ka dy linja që tërheqin nga pas dy grupe njerëzish.
NATO-optimistët dhe NATO-skeptikët
Të parët, kryesisht anëtarët e familjes politike në vend (të majtë e të djathtë) në asnjë rast nuk harrojnë të rendisin edhe arsyen më të fundit, se përse anëtarësimi në Klubin e Atlantikut Verior është më shumë se "një fitore historike". Stabilitet politik, investime të fuqishme, përmirësim i infrastrukturës, paqe e brendshme dhe një imazh shumëngjyrësh i Shqipërisë në sytë e botës. Këto, por dhe shumë të tjera, janë argumentet që NATO-optimistët rendisin lehtësisht kur flasin në mbrojte të tezës së tyre të "mrekullisë në NATO". Por personalisht e shoh veten të rreshtuar në grupimin e dytë, në radhët e racës së NATO- skeptikëve. Çka do të thotë se, pavarësisht kësaj festova edhe unë sipas mënyrës sime, pra duke parë përtej lulkave e skenografisë me flamuj të ditës historike. Pasi, së pari, e di (sikundër edhe pjesa më e madhe e atyre që kapardisen tribunave) se Shqipërinë më shumë e futën në NATO se sa ajo e meritoi të hynte natyrshëm në Aleancën politiko-ushtarake të Veriut. Në zyrat qendrore të Shtabit të NATO-s, në Bruksel, por edhe në Uashington, vendi i vogël i Ballkanit, në këtë dekadë të fundit, është parë vazhdimisht si një zonë proeuroatlantike, ku interesat, veçanërisht ato të amerikanëve, marrin një rëndësi të dorës së parë.
Janë këto interesa gjeopolitike që dukshëm i tejkalojnë realitetet e brendshme shqiptare dhe është kjo arsyeja që NATO-ja sot për ne vazhdon të marrë më shumë kuptim si një çështje sigurie se sa një çështje mirëfilli demokracie. Në vijim të kësaj logjike, në optikën amerikane, aspekti gjeopolitik i problemit lidhet ngushtësisht dhe ka mbizotëruar mbi atë politik, çka do të thotë se amerikanët, por edhe evropianët pranojnë status quo-në demokratike të tipit shqiptar, që është kështu siç është dhe nuk është se do të ketë ndonjë befasi, të paktën edhe për një pesëvjeçar të ardhshëm. Pra, thënë më shkoqur do të mbetet një demokraci me disa deformacione të parrezikshme për stabilitetin e brendshëm me disa gjysmëstandarde të shtetit të së drejtës, por që garanton një zhvillim mbi normalen.
Skepticizmi i dytë më buron nga fakti i asaj që quhet absorbim i pozicionit të ri të Shqipërisë brenda familjes së Aleancës. Dhe këtu marrin jetë disa pyetje bazë. Për sa kohë Tirana do të arrijë të thithë kërkesat e Aleancës për standarde të reja, që do të jetë ekipi politik e ushtarak e që do të na përfaqësojë në strukturat e reja të Aleancës? Sa i besueshëm do të jetë ai? Si do të arrihen të menaxhohen situatat e reja deri në samitin e radhës, atëherë kur do të jemi para testit të fundit të anëtarësimit edhe ‘de facto‘ në Aleancë?
Por ka edhe dilema të tjera. Kështu, askush nuk e di tani se cili do të jetë fati i zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009. A do t‘i shkohet deri në fund reformës për drejtësi? A do të ketë politikanë që do të përballen me ligjin? Këto pyetje, por edhe shumë të tjera, që kanë të bëjnë me fatet e konsolidimit të shtetit të së drejtës bëhen edhe më të vështira, po të kemi parasysh dhe po të bëjmë një përqasje me klimën politike të postnënshkrimit të MSA-së, dy vjet më parë. Zhvillimet brenda shtëpisë sonë po tregojnë se, që pas Marrëveshjes së Luksemburgut kemi hedhur dy hapa para e një pas në reforma, se kemi ende krim të organizuar, kufij të pasigurt dhe korrupsion të lartë në administratë. Jo rastësisht, dje, ambasadori amerikan na kujtoi se është vetëm fillimi i një pune të madhe. Ndërkohë që Helmut Lohan, evropiani nga Gjermania, na sugjeroi të vetëpërmbahemi. Sepse festa mbaroi dje. Sot ka nisur një ditë e re, nga ato që si ushtarë mitingjesh na thërret në protestën e radhës.