Kuratorë për "Onufrin" dhe "Marubin"
Galeria Kombëtare e Arteve, nëpërmjet një njoftimi, ka bërë të ditur dje se shpall konkurs për kuratorë për dy konkurset ndërkombëtare, atë të fotografisë "Marubi" dhe atë të arteve pamore, "Onufri".
Të gjithë kuratorët e interesuar duhet të paraqesin pranë sekretarisë së galerisë konceptin kuratorial dhe dokumentacionin shoqërues. Afati i fundit i dorëzimit të dosjeve është 30 prill 2008. Dosjet e paraqitura do të shqyrtohen nga Këshilli Organizativ i dy konkurseve. Këshillat përkatëse do të miratohen nga Ministria e Turizmit dhe Kulturës, nën kujdesin e së cilës janë dhe këto evenimente.
Konkursi i fotografisë "Marubi" do të zhvillohet në muajin shtator, ndërsa "Onufri" do të jetë në dhjetor.
Shpallja e konkurseve për kurator të koncepteve që do të kenë këto dy evenimente të rëndësishme në artet pamore shqiptare është një iniciative e re e këtij institucioni, iniciativë që për sa kohë nuk dimë se cilët do të jenë anëtarët e këshillit të konkurseve përkatëse që do të gjykojnë, nuk mund ta gjykojmë. Nga ana tjetër, kuratorët që kanë mundur të kurojnë ekspozita të ndryshme në vend, janë aq të paktë në numër, sa një thirrje masive për kuratorë është si një ftesë nga ana e galerisë se gjithkush mund ta bëjë këtë punë.