SIMBOLIKA E DOGANIERIT TE MUNGUAR
1.
Në kufirin verior të Republikës së Kosovës nuk ka ende doganierë. Në të gjenden ushtarët e NATO-s, të cilët kryejnë misionin e tyre të përcaktuar qartë, mbrojtjen e tërësisë tokësore të Kosovës nga ndërhyrja e jashtme ushtarake.
Ushtarët nuk janë doganierë e as policë. Ata mund ta ruajnë Kosovën nga ndërhyrja e dhunshme e ushtrisë së një shteti tjetër, por ata nuk janë administratorë civilë të Kosovës, nuk janë pjesë e administratës civile, pra nuk mund ta ruajnë të funksionuarit e Kosovës nga brenda.
Simbolika e qëndrimit të ushtarëve të NATO-s në kufirin verior dhe mungesa e doganierëve e pjesëtarëve të policisë kufitare të Kosovës ilustron në masë të madhe dhimbjet e lindjes së shtetit të Kosovës dhe interpretimet e ndryshme brenda bashkësisë ndërkombëtare lidhur me aktorët ndërkombëtarë në Kosovë. Fakti se po ruhet ushtarakisht tërësia tokësore e Kosovës nuk do të thotë se po ruhet edhe funksionaliteti i tërësishëm i shtetit. Përkundrazi, fakti i pranisë së vetmuar të ushtarëve të NATO-s, pa komponentë civilë të administratës kosovare në kufirin verior, dëshmon mungesën e funksionalitetit të këtij shteti në tërë hapësirën e vet.
Dhe ky nuk është problem vetëm i të kaluarës, të faktit që Kosova ka funksionuar e ndarë në periudhën gati nëntëvjeçare të UNMIK-istanit. Është problem që qartazi po vizatohet për në ardhmëri. Mu këto ditë përcaktohen piketat politike që do të përcaktojnë sjelljen brenda një periudhe afatmesme apo edhe afatgjatë. Shembujt janë të qartë: dhuna në pjesën veriore të Mitrovicës, që ka për qëllim largimin e pranisë të administratës kosovare dhe misioneve evropiane; paraqitja e planit mbi "ndarjen funksionale të komuniteteve në Kosovë" të qeverisë serbe; negociatat OKB-BE për ndarjen e pushtetit ndërkombëtar në Kosovë.
Që të gjitha këto do të përcaktojnë, në masë jo të vogël, se si do të funksionojë Republika e Kosovës në të ardhme.
2.
Përkundër numrit jo të madh të vendeve që e kanë njohur shtetin e ri, dilema që duhet të shtrohet për NATO-n dhe Bashkimin Evropian tashmë nuk është se a do të jetë Kosova e pavarur apo jo. Ky është një fakt i pakthyeshëm, përkundër intencave të dashakëqijve. Dilema është se çka do Bashkimi Evropian që të bëjë prej Kosovës: një shtet funksional, i cili për dhjetë apo pesëmbëdhjetë vjet do të jetë në gjendje të jetë kandidat i denjë për integrim në BE, apo një shtet jofunksional, i cili duhet të mbetet protektorat i BE-së për 20 vitet e ardhshme? Një Bosnjë të re, ku bashkësia ndërkombëtare dhe politikanët lokalë janë të zënë në një rreth vicioz; bashkësia ndërkombëtare ka hyrë të ndihmojë, ka ndihmuar dhe penguar njëkohësisht formimin e një lidershipi përgjegjës, dhe tash nuk mund të largohet prej aty, siç e do rendi, sepse ende nuk ekziston një lidership përgjegjës për të marrë fatin e vendit në duart e veta.
Dhe, përgjigjja në këtë dilemë nuk jepet me elaborim të gjatë parimesh, në një afat të gjatë kohor. Përkundrazi, jepet këto ditë, me ngritjen e realiteteve të reja në terren dhe me simbolika të thjeshta, siç është puna e doganierit në kufirin verior, mungesa e të cilit flet drejtpërsëdrejti për mungesë vizioni funksionaliteti.
Qeveria e Kosovës duhet të jetë e kyçur në dy shtylla të një dialogu që do zhvilluar urgjentisht. E para, si do vendosur mu këto ditë, e në formë urgjente dhe të përbashkët me praninë ndërkombëtare në Kosovë, funksionet shtetërore, siç janë ato të doganierit e policit në kufijtë veriorë të vendit? E dyta, kosovarët duhet të jenë pjesëmarrës aktivë në negociatat që po zhvillohen dhe do të zhvillohen më tutje, rreth formës së rregullimit të kompetencave BE-OKB në periudhën e ardhshme. Do të ishte krejtësisht e pakuptueshme që të zhvillohet një negociatë për transferimin e kompetencave administrative të Kosovës pa pjesëmarrjen e kosovarëve.
3.
Ndarja faktike e Kosovës është burim i veprimit të mëtejmë destabilizues, burim i ndarjeve të reja. E tillë çfarë është sot Kosova, me funksionet e veta të ndara, po bën që të zhvillohet ndarja brenda Perëndimit (me qasje jounike të BE-së për njohje); ndarja mes BE-së dhe OKB-së, për atë se kush do të kontrollojë në Kosovë; ndarja mes Perëndimit dhe Rusisë, e cila ka ndërtuar mbi konceptin e "konfliktit të ngrirë" një koncept të ri të presionit gjeopolitik dhe këtë po provon ta zbatojë në rastin e Kosovës. Dhe, së fundmi, na sjell edhe propozimin e qeverisë së Serbisë për "ndarje funksionale të komuniteteve", me të cilin provohet që të krijohet një kondominium, bashkadministrim i Prishtinës dhe Beogradit i Kosovës, me bekimin e OKB-së.
Veprimet e tilla do të rrezikojnë drejtpërsëdrejti jo vetëm misionin e BE-së në Kosovë, por edhe ambiciet e BE-së në diplomaci. Si mund të pritet që BE-ja të jetë aktor serioz në Lindje të Mesme, nëse misioni i saj nuk mund ta kalojë urën në Mitrovicë, mu në mes të Evropës?
Dhe, përgjigjja e BE-së ndaj Serbisë nuk duhet të jetë më si ledhatimi ndaj një nxënësi që rreh të tjerët, me shpresë se do të ndërrojë sjelljen. Serbia duhet të kuptojë se ekzistojnë dy kushte të forta për integrim, që nuk i kanë shtetet tjera: arrestimi i kriminelëve të dyshuar të luftës Karaxhiq dhe Mlladiq, si dhe respektimi i tërësisë tokësore të Kosovës, gjegjësisht vendosja e marrëdhënieve fqinjësore me të. Zgjedhja është e thjeshtë për qytetarët e Serbisë: o do ta kenë rrugën për BE, o kontrollin mbi urën në Mitrovicë. Të dyja bashkë nuk shkojnë.
4.
Para shtatë vjetësh, shqiptarët e këtyre trevave patën një sfidë të ngjashme me atë të Serbisë, me rastin e shpërthimit të luftës në Maqedoni. U bë përcaktimi për një proces politik, për atë që sot njihet si Marrëveshja e Ohrit. Një pjesë e kësaj marrëveshje u hartua në Prishtinë dhe kisha nderin të isha pjesëmarrës. Qasja që u zgjodh atëbotë ishte jo ai i territorializimit të të drejtave shqiptare në Maqedoni, por integrimi i tyre në shtetin e Maqedonisë si themeltarë të atij shteti. Dje, Maqedonia, përkundër shumë kundërthënieve të brendshme, është shteti që po priste ftesën për anëtarësim në NATO, një dëshmi për Serbinë, se ekzistojnë të tjera rrugë në histori prej asaj që ajo ka zgjedhur deri tani.
(Ky shkrim është bazuar në pjesë të debatit të autorit në Tryezën për Ballkanin në Konferencën e GMF, organizuar pranë Samitit të NATO-s në Bukuresht)