Nju Jork Tajms boton përgënjështrimin për përfshirjen e Shqipërisë në trafik armësh
Gazeta “New York Times” ka botuar në numrin e saj të djeshëm një letër që Përfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Adrian Neritani, i ka dërguar redaksisë së kësaj gazete, ku reagohet në lidhje me shkrimin me titill “Furnizuesi i afganëve me armë nën hetim” datë 27 mars 2008, ku hidhen dyshime mbi implikimin
e zyrtarëve të lartë të qeverisë shqiptare. “Ne jemi shumë të befasuar nga publikimi i akuzave të pabazuara për korrupsion nga ana e gazetës suaj. Dëshmia e vetme në këtë drejtim, vjen nga një burim i vështirë për t`u besuar, me një kasetë të regjistruar në mënyrë sekrete mes dy tregtarë armësh të dyshimtë dhe të interesuar për të mbrojtur veten. Ne hedhim poshtë akuzat e hedhura në këtë bisedë pasi as Kryeministri, as djali i tij nuk janë të përfshirë në procesin e prokurimit të asnjë ministrie, përfshirë edhe Ministrinë e Mbrojtjes” - shkruan në reagimin e tij Neritani. Sipas këtij të fundit, qeveria e Shqipërisë është e vendosur në luftën kundër korrupsionit dhe është plotësisht e vendosur të ndihmojë NATO-n në Afganistan dhe se për këtë ajo ka filluar tashmë një hetim rreth akuzave për korrupsion ndaj Agjencisë së Eksportit të Armëve në Shqipëri, si dhe ndaj akuzave se Shqipëria ka furnizuar forcat afgane me armë jashtë standardeve.
Për sa i përket Afganistanit, Përfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara thotë se Shqipëria është e vetëdijshme se lufta kundër ekstremizmit është
një çështje përcaktuese në ditët tona. “Duke njohur tiraninë gjatë regjimit komunist, ne jemi të vendosur për promovimin e lirisë dhe demokracisë në të gjithë botën. Forcat Shqiptare sot janë të angazhuara në misionet paqeruajtëse në Afganistan. Ne jemi të gatshëm të dërgojmë më tepër trupa atje nëse është e nevojshme. Për sa i përket akuzave se municioni nuk ishte i koduar, praktikat standarde diktojnë që blerësi mban përgjegjësinë e plotë për testimin e cilësisë. Qeveria e Shqipërisë është tërësisht e angazhuar për transparencë. Përveç kësaj të gjitha dokumentet përkatës që lidhen me këtë çështje dhe të gjitha gjetjet nga hetimet do të bëhen publike. Ne jemi të bindur se kur të jetë bërë kjo, do të provohet se akuzat janë të pabaza” - përfundon reagimin e tij Neritani.