E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festa, rriten çmimet e ushqimeve në Shkodër

SHKODËR- Afrimi i festës së Fitër Bajramit është shoqëruar me rritje të çmimeve të produkteve të ndryshme në qytetin e Shkodrës. Siç ndodh prej vitesh, në prag të çdo feste, tregtarët i rrisin çmimet në përgjithësi dhe veçanërisht ato të produkteve që përdoren më shumë në festë. Në tregjet e Shkodrës, sot kishte rritje të çmimit të frutave të thata e të njoma, të ëmbëlsirave, lëngjeve të frutave etj. Konsumatorët shkodranë shprehen se ka tre ditë që çmimet kanë nisur të rriten, ndërsa sot ato kanë pësuar rritjen më të madhe, e cila shkon nga 30 - 120 lekë për produkte të ndryshëm. Nga strukturat përkatëse nuk është bërë ndonjë kontroll për të evituar këtë dukuri, e cila përsëritet në prag të çdo feste.
Në prag të festës së Fiter Bajramit, në urim e tij Myftiu i Shkodrës, Ndiçim Sulejmani ka bërë apel për falje e paqe, duke kërkuar pajtim për familjet që janë në hasmëri apo të ngujuara. Urime ka përcjellë për këtë festë edhe kreu i kishës katolike, arqipeshkvi i Shkodrës Angjelo Masafra.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›