E Diel, 1 Nëntor 2026

Pasaportat biometrike, fluks aplikantësh në sportele

Elbasan- Plotësimi i formularit për pasaportë biometrike pranë policisë ka shkaktuar rradhë të gjata të aplikantëve, e sidomos të emigrantëve në qytetin e Elbasanit.

Ditët e fundit, kur edhe numri i aplikantëve për pasaportë biometrike është rritur ndjeshëm, si pasojë e ardhjes së emigrantëve për festat e fundvitit, ka rezultuar se sportelet nuk janë të mjaftueshme për përballimin e këtij fluksi.

Ndaj emigrantët shprehen se nevojitet që të shtohet personeli. Ato ankohen se po presin çdo ditë në rradhë, pa u pajisur dot me dokumentin e identifikimit. Madje ata shtojnë se afati i tyre i qendrimit në Shqipëri është i limituar, dhe se nuk po arrijnë dot të pajisen në kohë me pasaportë biometrike.

Rregullorja e aplikimit për pasaportë biometrike pësoi ndryshime para pak kohësh nga një urdhër i Ministrit të Brendshëm, sipas së cilit i hiqet e drejta firmës private për e lëshimin e pasaportave, pa plotësuar më parë një formular identifikimi pranë policisë. Vendim i cili u mor për shmangien e falsifikimeve të dokumentave të identifikimit.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Korçë- Pasaportat biometrike, zvarriten procedurat Korçë- Plotësimi i një formulari paraprak nga ana e qytetarëve...
  2. Ndryshon proçedura e pajisjes me pasaportë biometrike Tiranë – Ministria e Brendshme ka nxjerrë një procedurë të...
  3. Kosovë, fillon dhënia e pasaportave biometrike Në ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës  është mbajtur...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›