E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Jemi krenarë për reformat që kemi bërë gjatë këtij viti

Share

Kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli, ndihet krenare për reformat e realizuara gjatë këtij viti, edhe pse Shqipëria për të dytin vit me radhë nuk arriti do të marrë statusin e vendit kandidat për në BE.

Duke bërë analizën e punës së këtij institucioni gjatë vitit 2011, kryeparlamentarja Topalli theksoi se ky vit mbyllet me një bilanc pozitiv pasi u miratuan edhe ligjet me shumicë të cilësuar.

Kemi bërë punë të rëndësishme. Mbyllim vitin me bilanc pozitiv të miratimit të disa ligjeve me 3/5. Axhenda parlamentare ka patur vetëm një bosht themelor me emrin reforma. Ajo ka qenë në axhendën e punës së çdo deputeti, ka qenë në qendër të programit të punës së Parlamentit. Sot mund të them me krenari se ne po përjetojmë përjetësimin e këtyre reformave, theksoi Topalli.

Sipas saj gjatë këtij viti, qëndrimi i Kuvendi ka qënë i drejtë, i mbështetur në Kushtetutë dhe duke mbrojtur parlamentarizmin. Topalli tha se duke qenë besimtarë të Kushtetutës është mbrojtur parlamenti dhe që bilanci të jetë voluminoz me reformat të rëndësishme.

Nga 17 janar 22 dhjetor janë miratuar 219 akte, nga të cilat ligje, marrëveshje, rezoluta etj. Debatet për këto projektligje kanë qenë të gjata e të rëndësishme. Gjatë kësaj periudhe kemi zhvilluar 38 seanca publike në 155 orë debat parlamentar. Gjatë shqyrtimit të çështjeve në rend dite deputetët kanë bërë 870 diskutime. Vetëm sesionin e fundit ministrat i janë përgjigjur 990 pyetjeve të deputetëve. Kemi patur nëntë interpelanca me anëtarë të Këshillit të ministrave dhe Kuvendi me rezoluta ka vlerësuar veprimtarinë vjetore të 16 organeve Kushtetuese, shtoi më tej Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›