Rama: Analiza e Topallit, e ngjashme me ato të kooperativave
Share
Edi Rama, kryetari i Partisë Socialiste ka reaguar mbi analizën vjetore të kryetares së Kuvendit, e cila deklaroi se gjatë vitit 2011 janë miratuar mbi 450 ligje. Kreu i PS-së në rrjetin social Twitter shkruan se Topalli në këtë mënyrë e konsideron numrin e ligjeve të miratuara si kuintal për hektarë.
Lideri i opozitës nënvizon se analiza e Topallit është e ngjashme me ato të kooperativave gjatë sistemit totalitar dhe me sarkazëm shton se Topalli foli për arritje edhe pse opozita nuk la shiun të binte.
Spikerja si në analizën e kooperativës dhe ligjet si kuintal për hektar rendiment i lartë vjetor madje paçka se opozita sla shiun me ra!, shkruan Rama në Twitter.