E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat- Vasili: Mjekët në gadishmëri të plotë, kujdes me alkoolin dhe fishekzjarret

Tiranë- Mjekët do të jenë ne gadishmeri të plotë 24 orë gjatë festave të fundvitit, për çdo rast që do të shenohet deri në fund të dhjetorit. Kështu u shpreh ditën e sotme ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili gjatë mbledhjes me shefat e shërbimeve.

Sipas ministrit Vasili vëmendje e veçantë duhet tu kushtohet të sëmurëve kronike, për shkak të virozave të stinës. Po ashtu duhet pasur kujdes me të rinjtë që frekuentojnë jetën e natës dhe me të plagosurit nga fishekzjarret.

Të sëmurët kronikë të mos largojnë vëmendjen nga shëndeti i tyre. Kujdesi duhet të jetë i njëjtë pavarësisht nëse është festë. Një përkujdesje të veçantë duhet të tregojnë edhe për të rinjtë të cilët frekuentojnë jetën e natës, por edhe në përdorimin e fishekzjarrëve, pasi ngjarjet e pakëndshme mund të shkaktojë trauma të parikuperueshme- deklaroi Vasili, duke shtuar se mosha e tretë duhet të tregohet e kujdeshshme në moskonsuminin e alkoolit me rastin e festave.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Vasili: Mos merrni antibiotikë pa recetë Tiranë – Në ditën europiane të antibiotikëve Ministri i Shëndetsisë...
  2. Virozat e stinës- Mjekët:150 pacientë në ditë, kujdes fëmijët Elbasan- Virozat e stinës kanë shtuar edhe numrin e vogëlushëve...
  3. Shpiken fishekzjarret që hidhen edhe gjatë ditës Tashmë njerëzit mund të shijojnë atmosferën që krijojnë fishekzjarret edhe...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›