E Diel, 1 Nëntor 2026

Hekurishtet, burim jetese për shumë familje

Elbasan- Papunësia, kushtet e vështira të jetës dhe pamundësia për të siguruar të ardhura të mjaftueshme ka detyruar shumë familje të shfrytëzojnë çdo mundësi për të mbijetuar.

Mbledhja e hekurishteve, sidomos e metaleve si bakri, hekuri dhe alumini po nxjerr në rrugë njerëz të moshave të ndryshme. Skrapi shitet vetëm për 20 lekë gjë që siguron për ta vetëm një sasi të vogël të ardhurash. Shpesh karrocat e mbushura me skrap i tërheqin fëmijët, të cilët punojnë në këtë mënyrë për të fituar diçka.Vend/grumbullimet e hekurishteve tashmë i gjen kudo nëpër lagjet e qytetit duke u bërë kështu dhe vatër infeksionesh dhe rreziku për fëmijët që luajnë aty pranë.

Kushtet e mjerueshme të jetës kanë detyruar shumë prej tyre të kryejnë dhe vepra në dëm të komunitetit, vetëm për të përfituar ato pak qindarka.Vjedhin kabllot e energjisë elektrike për të marrë telin e bakrit brenda tij.

Hysni Ullorja ka 4 vjet që merret me mbledhjen e skrapit dhe ka shfrytëzuar çdo centimetër të oborrit të tij për të vendosur këta thasë të pisët. Ai është i moshuar por në familjen e tij punojnë dhe 2 djemtë e tij 13 dhe 25 vjeç me të.

Nuk kemi ku të punojmë dhe ja me se merremi. Duam të nxjerrim bukën e gojës me këtë punë…nga halli e kemi.- flet ai vetë.

Klaudia Kushi/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Zaranika, burim i përhershëm përmbytjesh Elbasan- Reshjet e shumta të shiut që kanë rënë këto...
  2. Korçë, 650 familje prej mëse 10 ditësh pa ujë Korçë- 650 familjet e fshatit Vlocisht të Korçes po vuajnë...
  3. Denoncim: Më kanë grabitur të vetmen pronë dhe mundësi jetese Sapo mesova per gazeten IDEA, angazhimin tuaj antikorrupsion dhe ne...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›