E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat Haradinaj kerkon lirimin e perkohshem

Kryetari i AAK-se Ramush Haradinaj ka kerkuar te premten nga Tribunali i Hages qe ta liroje perkohesisht me rastin e festave te fundvitit. Si arsye per lirim te perkohshem Haradinaj ka permendur arsyet familjare.

Ne kerkesen e saj mbrojtja pohon se nuk ekziston rreziku qe Haradinaj te ike ose te ndikoje te deshmitaret nese lirohet perkohesisht nga data 17 dhjetor deri me 14 janar. Haradinaj nuk ka kerkuar leje nga gjykatesi qe te merret me politike nese lirohet perkohesisht.

Ai ndodhet ne Sheveningen qe nga 20 korriku. Tribunali ne shtator nuk ka liruar Haradinajn deri ne fillim te gjykimit duke vleresuar se kjo do te kishte ndikim ne gatishmerine e deshmitareve qe te paraqiten para Tribunalit.

Ndryshe Dhoma e apelit e Gjykates se Hages me 21 korrik e anuloi lirimin e Haradinajt me arsyetimin se procesi origjinal eshte shenuar me frikesime te deshmitareve dhe ka vendosur qe rigjykimi te mbahet pjeserisht. Ne gjykimin e pare te Haradinajt ne prill te vitit 2008 ai u lirua nga te 37 akuzat.

Gjykimi do te perseritet pjeserisht edhe ndaj ish-luftetareve te UCK-se Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj. Kohe me pare Tribunali i Hages ka bere te ditur se ka shkurtuar dukshem piken kater te aktakuzes kunder Ramush Haradinaj Lahi Brahimaj dhe Idriz Balajt e cila i rendon ata me krime kunder njerezimit duke lene piken e thyerjes se ligjeve dhe zakoneve te luftes. Gjykata ka publikuar piken e rishikuar te aktakuzes ne te cilen thuhet se Prokuroria e Hages ka te drejte qe te perdore deshmi edhe per piken e hequr te aktakuzes nese kjo shihet si relevante.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›