Sauditet ne 8 muaj arrestojne 149 militante te Al-Kaides
Arabia Saudite tha se ne 8 muajt e fundit ka arrestuar 149 njerez nga 19 celula qe kane lidhje me Al Kaiden si dhe ka penguar sulmet ndaj zyrtareve te qeverise atyre te sigurise si dhe gazetareve.
Ministria e Brendshme tha se nga 149 124 jane saudite ndersa te tjeret i perkasin nacionalieteve te tjera.
Ne mars mbreteria arrestoi me shume se 100 militante qe po planifikonin sulme ne objektet energjetike te eksportuesit me te madh boteror te naftes.
Raportohet se ata mbeshteten nga Al-Kaida ne Gadishullin Arab me seli ne Jemen.