E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks SHBA-ja paralajmeron Izraelin

Ambasada amerikane ne Tel Aviv ka paralajmeruar zyren e kryeministrit izraelit se Websajti Wikileaks po planifikon te publikonje dokumente diplomatike te SHBA-ve disa prej te cileve mund te kene lidhje me marredheniet SHBA-Izrael.
SHBA-ja informoi Izraelin ne menyre qe te ishte i pergatitur per kete aksion i cili mund te shkaktoje veshtiresi diplomatike dhe te mos surprizohej nga te dhenet.

Te merkuren administrata e Obames theksoi se kishte alarmuar kongresin dhe se kishte filluar njoftimin e qeverive te huaja se Wikileaks po pergatitet te publikoje dokumente diplomatike te nje ndjeshmerie te larte te cilet mund te demtojne marredheniet e SHBA-ve me miqte dhe aleatet e saj anekend globit.

Keto zbulesa jane te demshme per Shtetet e Bashkuara dhe per interesat tona theksoi zedhenesi i departamentit te shtetit Filip Krouley duke shtuar se ata do te krijojne tensione ne marredheniet mes diplomateve tane dhe aleateve tane ne bote.

Nje pjese kryesore e dokumenteve pritet te kete lidhje me aleatet Evropiane por shume dokumente pritet te kene ndikim edhe ne marredheniet me shtetet aziatike dhe shume te tjere.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›