E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat e fund vitit, Berisha feston me fëmijët e komunitetit rom

27-12-2011 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha dhe bashkëshortja e tij, znj. Liri Berisha kanë festuar sot paradite, së bashku me fëmijë të komunitetit rom, festat e fund vitit. 

Në një festë krejt të veçantë të organizuar në mjediset e Kryeministrisë, Kryeministri dhe Zonja e tij ndanë me fëmijët kënaqësinë dhe emocionin e festave, përmes vjershave të ndryshme të recituara nga ata, numrave magjikë dhe argëtimeve të tjera.

Kryeministri Berisha dhe Zonja e tij ndanë për fëmijët dhurata të ndryshme me lodra e veshmbathje, duke u uruar atyre por edhe gjithë fëmijëve të Shqipërisë, një vit të mbarë e të gëzuar, ashtu siç ata e meritojnë. 

“Nga kopshti ju do shkoni në shkollë, nga shkolla në jetë, duke e ndjekur shkollën gjithnjë e më të sigurt”, u shpreh Kryeministri ndërsa garantoi se qeveria do të bëjë gjithçka për kushte më të mira dhe për një të ardhme tjetër për fëmijët e këtij komuniteti, ashtu siç ata e meritojnë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›