Festat e fundvitit, Basha: Bashkia do marrë masa për parandalimin e rritjes së çmimeve

10-12-2011 / Gazeta 55
Bashkia e Tiranës merr masa për të parandaluar rritjen e çmimeve për festat e fundivitit në tregjet e kryeqytetit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha është takuar sot me përfaqësues të bizneseve të cilëve u ka kërkuar të mos abuzohet me rritjen e çmimeve gjatë festave.
Sipas Bashës, Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit në Bashkinë e Tiranës do të veprojë për 3 javë si task forcë e cila do të marrë masa për abuzuesit me rritjen e çmimeve në tregjet e kryeqytetit.
Kjo masë e Bashkisë së Tiranës vjen pas historikut të viteve të shkuara ku produktet ushqimore për festat e fundvitit kapin çmime rekord.