E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndeshja e bamirësisë, Tifozat Kuq e Zinj mundin 4 – 2 gazetarët

10-12-2011 / Gazeta 55

Të ardhurat për këtë aktivitet do të dorëzohen pranë në shtëpinë e fëmijë “Zyber Hallulli”

Tifozat Kuq e Zi dhe Qendra Mediatike “Kurajo” zhvilluan dje ndeshjen e bamirësisë në ndihmë të fëmijëve jetim.
Qindra të pranishëm të rinj dhe të reja kanë marrë pjesë në aktivitetin që kish në qendër të tij, jo thjesht lojën, por kontributin modest për fëmijët jetim të shtëpisë “Zyber Hallulli”.
Të ardhurat për këtë aktivitet do të dorëzohen pranë në shtëpinë e fëmijë “Zyber Hallulli” me qëllim për t’u ardhur në ndihmë dhe për të lehtësuar sadopak jetesën e fëmijëve jetim.
Ndërkohë, pas suksesit të arritur me këtë aktivitet, Qendra Kurajo është në bisedime për të zhvilluar një aktivitet të ngjashëm dhe në qytete të tjera të vendit, madje edhe ne Kosove.
Ndeshja mes Tifozave Kuq e Zi dhe Qendrës Kurajo përfundoi me rezultatin 4-2
Qendra Mediatike Kurajon falënderon gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet dhe personat që bënë të mundur zhvillimin e tij.
Motoja e kësaj nisme “Koha për qytetari aktive” do të shkojë dhe në qytete të tjera të vendit për të sensibilizuar opinioni, se mund të ndihmojnë fëmijët jetim edhe duke u bërë pjesë e aktiviteteve sportive.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›