BSH: 24.8% e shqiptarëve marrin borxhe
TIRANE - Prej një sondazhi të kryer së fundmi nga ana e Bankës së Shqipërisë rezulton se thuajse një e katërta e shqiptarëve marrin borxh për një arsye a një tjetër dhe se burimi kryesor i huamarrjes është person fizik. Në totalin e familjeve të intervistuara,- shkruhet në raportin e “BSH”,- 24.8% pohojnë se kanë aktualisht një borxh për të paguar. Sondazhi, rezultatet e të cilit u publikuan dje në kuadrin e prezantimit të raportit të “Politikës monetare për tremujorin e 3-të të vitit 2010”, shtrihej edhe mbi bizneset, të cilët rezultuan më të prirur për të marrë hua nga familjet. Sondazhi i referohet gjashtë muajve të parë të vitit 2011.
Sipas të dhënave të servirura nga Banka e Shqipërisë rezulton se në totalin e familjeve të intervistuara, 24.8% pohojnë se kanë aktualisht një borxh për të paguar. Burimi kryesor i marrjes së borxhit është person fizik në 59.3% të huamarrësve dhe banka për 37.4% të tyre. Qëllimet kryesore të marrjes së borxhit nga familjet është blerja ose riparimi i pasurive të paluajtshme në 41.6% të rasteve, konsumi në 28.5% të rasteve dhe zhvillimi i biznesit në 10.1% të rasteve. Niveli i borxheve të marra në monedhën evropiane nga ana e familjeve nuk paraqitet i lartë duke qenë se 96% e borxhit është marrë në monedhën vendase. Koha e mbetur për shlyerjen e borxhit është kryesisht periudhë afatmesme 1-3 vjet (33%) dhe afatshkurtër prej 12 muajsh (36%),- vërehet në raport.
(shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)