Nina Mula festoi 80 vjetorin

Sopranoja Nina Mula festoi sot 80-vjetorin e lindjes. Në këtë përvjetor Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ka zhvilluar një ceremoni të veçantë për artisten e merituar. Ne nderim të sopranos u çel edhe një ekspozitë fotografike ku pasqyrohej veprimtaria e saj artistike
Kush është Nina Mula
Nina Mula, është këngëtare shqiptare (soprano) me origjine ruse. U lind me 23 Nëntor 1931 në Izhevski, Rusi.
Pas mbarimit të shkollës pedagogjike në qytetin e lindjes në 1950 kryen studimet e larta për kanto pranë Konservatorit P.I.Tchaikovsky në Moskë në vitin 1950- 1955.
Më pas kryen edhe një kualifikim pasuniversitar pranë Konservatorit të Moskës. Pas mbarimit të kursit, në vitin 1957, vjen në Shqipëri dhe emërohet soliste pranë TOB në Tiranë. Në këtë institucion vazhdon të punojë deri në daljen e saj në pension në vitin 1976.
Njëkohësisht, që në vitin 1965, punon si pedagoge e jashtme pranë Institutit të Lartë të Arteve, në klasën e saj janë diplomuar më shumë se 33 studentë, të cilët luajnë një rol aktiv jo vetëm në jetën muzikore shqiptare por edhe në atë botërore si I.Mula, E.Paruca etj.
Gjatë aktivitetit të saj në TOB, Nina Mula ka realizuar me shumë sukses një numër të madh rolesh kryesorë nga operat e kompozitorëve shqiptarë si dhe nga literature botërore, po gjithashtu edhe një sërë koncertesh me një repertor të pasur dhe të larmishëm si brenda vendit ashtu edhe jashtë Shqipërisë si në Çekosllavaki, Rusi, Lituani, Ukrahinë, Letoni, etj.
Për aktivitetin e saj Nina Mula është nderuar me shumë çmime, medalje e tituj, ndër të cilët mund të përmendim: Urdhrin Maim Frashëri të klasit të II (1970), titullin Artiste e Merituar, (1975), çmimin e Parë në Festivalin e Romancës dhe mjaft çmime në koncertet e Majit, si dhe titullin Mjeshtër i Madh i Punës (2001).
Disa nga rolet (përzgjedhje)
Rosina , opera “Il Barbiere di Seviglia” 1958
Norina në operan “ Don Pasquale”, 1959