E Diel, 1 Nëntor 2026

Festat e fundvitit, Berisha feston me fëmijët e komunitetit rom

Kryeministri Berisha dhe bashkëshortja e tij, znj. Liri Berisha kanë festuar sot paradite, së bashku me fëmijë të komunitetit rom, festat e fundvitit.
Në një festë krejt të veçantë të organizuar në mjediset e Kryeministrisë, Kryeministri dhe Zonja e tij ndanë me fëmijët kënaqësinë dhe emocionin e festave, përmes vjershave të ndryshme të recituara nga ata, numrave magjikë dhe argëtimeve të tjera.
 

Kryeministri Berisha dhe Zonja e tij ndanë për fëmijët dhurata të ndryshme me lodra e veshmbathje, duke u uruar atyre por edhe gjithë fëmijëve të Shqipërisë, një vit të mbarë e të gëzuar, ashtu siç ata e meritojnë.
 

“Nga kopshti ju do shkoni në shkollë, nga shkolla në jetë, duke e ndjekur shkollën gjithnjë e më të sigurt”, u shpreh Kryeministri ndërsa garantoi se qeveria do të bëjë gjithçka për kushte më të mira dhe për një të ardhme tjetër për fëmijët e këtij komuniteti, ashtu siç ata e meritojnë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›