E Diel, 1 Nëntor 2026

Matis: Kufiri Afganistan-Pakistan ka nevojë për koordinim

Kreu i komandës qendrore të Shteteve të Bashkuara ka thënë se nevojitet koordinim më i mirë, në mënyrë që të shmangen edhe incidentet si ai i vrasjes së 24 ushtarëve pakistanezë.

Kreu i trupave të marinës amerikane, Xhejms Matis, i tha komandantit aleat në Afganistan, gjeneralit Xhon Allen, të zhvillojë hapa për të parandaluar incidentet dhe të bashkpunojë me Pakistanin, kur të jetë e mundur.

Ai gjithashtu i bëri thirrje Pakistanit për të ndarë një hartë të objekteve dhe instalimeve në afërsi të kufirit afgan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›