E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë/ Lëvizte me armë,arrestohet 19-vjeçari

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e një 19-vjeçari pasi lëvizte i armatosur nëpër rrugët e kryeqytetit. Sipas burimeve policore është arrestuar 19-vjeçari Elton Haka, pasi është kapur në flagrancë nga policia me armë.
Mësohet se pas një kontrolli në automjetin e tij, tip "Volsvagen Golf 3", pa targa, i është gjetur një armë zjarri pistoletë tip "Zastava", një krehër me dy fishekë, një thikë e fabrikuar me dorezë druri me ngjyrë të zezë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndaj të riut rëndojnë akuzat e "Mbajtjes pa leje të armëve të ftohta" dhe të "Mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›