E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat e fundvitit, Policia e Shtetit përforcon masat e sigurisë

Share

Policia e Shtetit ka bërë me dije me anë të një deklarate për shtyp, se ka përforcuar masat e sigurisë, me rastin e festave të fundvitit, teksa në vend kthehen me mijëra emigrantë shqiptarë.

Në këtë kontekst masa janë marrë për rritjen e shërbimeve të Policisë Rrugore në segmentet që lidhin vendin tonë me Pikat e Kalimit Kufitar me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Një sërë masash janë marrë gjithashtu, me qëllim lehtësimin e procedurave të përpunimit të personave dhe automjeteve në Pikat e Kalimit Kufitar, përmes të cilit është parashikuar shtimi i personelit në Pikat e Kalimit. Ndërkohë, masa të veçanta do të ndërmerren për parandalimin e përdorimit të fishekzjarreve të rrezikshme në netët e festave.

Gjatë ditëve të festimeve të fundvitit strukturat e Policisë së Shtetit do të kalojnë në shërbim të përforcuar.

Masa të veçanta janë marrë për mbajtjen nën kontroll të elementëve me preçedent criminal, parandalimin e kalimeve të paligjshme të kufirit, kapjen e personave në kërkim, parandalimin e kontrabandës, etj.

Gjithashtu do të përforcohen shërbimet policore për ruajtjen e sigurimin e objekteve të rëndësishme shtetërore, thuhet në një komunikatë të policisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›