E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Pranvera Arabe, model demokracie. Shqipëria do ndikojë për demokratizimin e vendeve arabe

Share

Kryeministri Berisha ka pritur gjatë ditës së sotme  Luca Volonte, senator italian dhe President i Grupit të Partive Popullore Evropiane në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Gjatë takimit, kryeministri Berisha e falenderoi z. Volonte për vizitën dhe vlerësoi rolin e Këshillit të Evropës dhe institucioneve të tij, për kontributin që po jep në vendet arabe, duke ndare eksperiencën më të mirë në forcimin e demokracisë në këto vende.

Kryeministri theksoi se, Pranvera Arabe u ka hapur këtyre vendeve një këndvështrim të ri mbi shpresën, lirinë dhe demokracinë dhe se vlerat e KE do të shërbejnë si një model për progresin demokratik të këtyre vendeve.

Në takim, kryeministri Berisha garantoi se Shqipëria do të vazhdojë të kontribuojë në konsolidimin e demokracisë në vendet arabe dhe do të inkurajojë respektimin e të drejtave të njeriut edhe pas marrjes së Presidencës së Këshillit të Ministrave në Këshillin e Evropës vitin e ardhshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›