Festat e fundvitit, Rama pret fëmijët rom

Dhurata dhe gëzim për të gjithë fëmijët rom të kryeqytetit, kjo ka qënë ideja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Edi Rama në prag të festave të fundvitit. Të pranishëm kanë qënë me qindra fëmijë rom të cilët kanë mbushur ambjentin ku është organizuar festa . Janë këta fëmijë që më shumë se të gjithë kanë nevojë për vëmëndje nga ne u shpreh kryebashkiaku Rama.
Gjatë festës fëmijët rom kanë shijuar një drekë të shijshme dhe më pas ata janë bërë pjesë e shfaqjes argëtuese që ishte organizuar për ta nga dy aktorët më komikë të cirkut të Tiranës