E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia shpall 10 personalitet e vitit

Bashkia e Tiranës shpalli "10 Personalitetet e Vitit 2009", të përzgjedhur pas votimit nga vetë qytetarët e kryeqytetit. Ky eveniment u organizua për të tretin vit radhazi dhe tashmë ka hyrë në vazhdën e shumë të tjerave, që Bashkia e Tiranës organizon dhe synojnë të kthehen tashmë në traditë. Në këtë aktivitet promovohen 10 personalitetet me të rëndësishëm të vitit, qofshin këta të njohur apo jo, mjafton që me veprën e tyre t'i kenë ofruar komunitetit kryeqytetas, diçka të veçantë e sigurisht të rëndësishme.
Në mbrëmjen gala, të organizuar në ambientet e Bashkisë së Tiranës, janë shpallur dhe nderuar 10 personalitetet që janë votuar nga publiku kryeqytetas dhe përzgjedhur nga një juri e Bashkisë së Tiranës, bazuar në vlerat dhe shembullin që këta personalitete përçojnë.
Kryebashkiaku Rama ka bërë të njohur dhe lançuar publikisht këta 10 personalitete ku ndër emrat më të spikatur janë analisti Fatos Baxhaku, Profesor Doktor Hamit Boriçi, Profesor Aleko Minga etj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›