Festat e fundvitit, Topi, pritje për nxënësit e shkollave 9-vjeçare
Festat e fundvitit simbolizohen edhe me fëmijët. Kjo ka qenë arsyeja që Presidenti i Republikës Bamir Topi bashkë me Zonjën e Parë kanë organizuar një pritje të veçantë për fëmijët e shkollave 9- vjeçare të kryeqytetit si dhe dhe të Shtëpisë së Fëmijës "Zyber Hallulli". Duke i inkurajuar fëmijët për rezultate sa më të larta në shkollë presidenti Topi iu ka thënë atyre se ata së shpejti do të jenë qytetarë të evropës si gjithë bashkmoshatarët e tyre evropianë.
Në vijim, Presidenti Topi dhe Zonja e Parë, po ashtu dhe fëmijët e ftuar ndoqën një program artistik të përgatitur nga vetë nxënësit e shkollave të Tiranës. Në fund të aktivitetit ata u shpërndanë fëmijëve dhurata simbolike.