Nxënësit e shkollës "Wilson" program për festat e fundvitit
Fundviti mbart me vete edhe gëzimet e festave. Të gjithë festojnë sipas mënyrës së vet, sipaas veçorive të tyre. Këtë vit nuk ngelen pas edhe fëmijët e shkollës "Wilson" në kryeqytet . Ata dhanë para prindërve dhe të ftuarëve të tjerë një program shumë të bukur me recitime, këngë dhe pjesë teatrale të përgatitura nga ata me ndihmën e mësuesve . Të gjithë fëmijët, që nga ata më të vegjlit dhe tek më të rritur, kanë përformuar gjërat më të veçanta të cilat i kanë përgatitur pikërisht për festat e fundvitit, e të cilat i janë kushtuar familjes, shoqërisë, shkollës dhe dashurisë për atdheun.
Sigurisht në fund të këtij programi të vegjelit e shkollës "Wilson" kanë marrë dhe dhuratat e tyre simbolike për nder të festës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.