E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat e fundvitit i gjejnë shqiptarët më të varfër

Nga Aurora Sulce
Ndryshe nga vitet e mëparshme, qytetarët nuk po shpenzojnë shumë për festat e fundvitit. Kjo edhe pse cmimet nuk kanë pësuar rritjen artificiale të kësaj periudhe. Blerësit shprehen se ky vit i ka gjetur më të varfër 

TIRANE-Këtë vit, qytetarët do të shpenzojnë më pak për festat e fundvitit. Ulja e konsumit që po ndodh aktualisht në të gjitha vendet e botës është reflektuar edhe tek ne. Blerësit shprehen se ky vit i ka gjetur më të varfër dhe se nuk kanë para për të përballuar cmimet, edhe pse ato, deri tani nuk kanë pësuar rritjen artificale të viteve të mëparshme.
Rënia e konsumit ndihet edhe nga tregtarët. Ata shprehen se kjo nuk ka ndodhur për shkak të rritjes së cmimeve, por si pasojë e varfërimit të qytetarëve.
Në Shqipëri, festat e fundvitit janë konsideruar gjithmonë një periudhë e artë për të bërë shpenzime. Por këtë vit, situate festive po shoqërohet me më pak blerje në të gjitha produktet, një situatë e importuar nga jashtë, për shkak të krizës ekonomike botërore.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›