Traditat në kremtimet e festave të dimrit në Ballkan
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Në një rajon të njohur për zakonet e folklorin e tij, sezoni i dimrit është veçanërisht i pasur.
Ballkani, me të kaluarën e e vet historike të ndryshme është një nga strehat e fundit në Evropë për etnologët. Në këtë rajon mund të dëshmohen drejtpërsëdrejti një varietet i madh zakonesh unike, shumica e të cilave që shkojnë pas në kohëra që s mbahen mend. Nga të gjitha stinët, dimri është veçanërisht i pasur në këtë drejtim. Shumë zakone dimri në Rumani për shembull, mund të gjurmohen në kohët romake. Për shembull, këngët e Krishtlindjeve ndonjëherë evokojnë Traianin, perandorin romak që pushtoi Daçian në 106-108 pas Krishtit. Të tjera shfaqin koralet "Leru-I Doamne, ler" që vjen nga fjalët e vjetra latinisht Holeluiah Domine. Gjithashtu, e lidhur me epokën romake është "tradita e dhisë". Rrethuar nga fëmijë dhe dëfrimtarë, një maskë e gdhendur dhie mbahet në një shkop të gjatë. Mbajtësi e bën shkopin të hapë dhe mbyllë gojën ndërsa kërcen, shoqëruar nga muzika e fyellit. Tradita, e cila ka variante, me kafshë të ndryshme, anembanë vendit, është e ngjashme me kremtimet pagane.
Në ditën e Vitit të Ri, fëmijët evokojnë Zotin e bimësisë duke bekuar anëtarët e familjes dhe fqinjët me një buqetë të quajtur "Sorcova", simbol i pjellorisë dhe begatisë. Në këmbim, fëmijët marrin biskota, para dhe gjëra të tjera. Të njëjtën ditë, të rinjtë vishen si bujqër dhe bashkohen në një procesion që tregon një plug të zbukuruar. Edhe kjo shkon prapa në kohët romake duke e patur origjinën në një ritual që ka për qëllim sigurimin e mbrojtjes së të korrave. Kjo dhe rituale të tjera demonstrojnë mënyrën se si rumunët kanë integruar shumë zakone të lashta në një kulturë ortodokse të krishterë.
Në Bullgari, dita e Shën Ignatusit kremtohet në 20 dhjetor dhe shënon fillimin e festimeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Sipas besimit popullor, kjo ditë konsiderohet gjithashtu si fillimi i një Viti të Ri. Në këtë kontekst është shumë kritike që personi i parë që të hyjë në shtëpi, të jetë njeri i mirë. Kjo do të sigurojë që 12 muajt që pasojnë janë me dobi për familjen. Asgjë nuk jepet borxh këtë ditë, me qëllim që pasuritë e familjes të mbeten në vend gjatë vitit të ri.
Një element kyç i festimeve të Krishtlindjeve është rituali koleduvane. Të veshur dhe duke kënduar këngë Krishtlindjesh, djemtë e rinj që kryejnë ritualin, shkojnë nga shtëpia në shtëpi për të uruar shëndet, fat, begati dhe pjellori për krerët e familjeve, familjet e tyre, bagëtinë, tokën etj. Pastaj vjen sourvakari, që janë pjesëmarrësit kryesorë në festimet e Viti të Ri. Duke shkuar nga shtëpia në shtëpi ata i cekin njerëzit në shpinë me një degë thane të zbukuruar me shirita, fill leshi, kokoshka misri dhe fruta, ndërsa u urojnë atyre shëndet, jetë të gjatë dhe suksese.
Megjithatë, pantomimistët janë deri tani interpretuesit më spektakolarë të një rituali unik tradicional bullgar. Të veshur me kostume dhe me maska të mëdha të frikëshme prej druri, ata luajnë vallen e tyre magjike ndërsa shkojnë nëpër fshat. Zilet e shumta prej bakri e bronxi të madhësive të ndryshme të varuara në brezat e kukeri prodhojnë një tingëllimë zëlartë që ka për qëlllim të zbojë të keqen dhe sëmundjen. Rituali, atribuar origjinës trakase, kryhet vetëm nga burra rreth Vitit të Ri dhe përpara Kreshmëve (Pashkëve). Ai ka për qëllim të trembë shpirtrat e liq në mënyrë që fshati të mund të gëzojë të korra të pasura, shëndet dhe lumturi gjatë vitit.
Përgatitjet për Krishtlindjet në Maqedoni nisin në 5 janar ndërsa njerëzit mblidhen rreth të ashtuquajturave zjarre Kolede, pinë raki të ngrohtë ose verë dhe këndojnë këngë. Kulaçë me një monedhë futur brenda ndahen në pjesë dhe ai që gjen monedhën quhet njeriu më i mirë i Kolede. Ai pastaj përgatit tryezën me ushqime. Herët në mëngjes të nesërmen, fëmijët shkojnë derë më derë, këndojnë këngë Krishtlindjesh dhe njoftojnë lindjen e Jesuit. Ata marrin arra, mollë, biskota dhe monedha nga pritësit. Kjo ditë quhet Badnik. Shtëpitë janë zbukuruar me degë lisi të bardhë dhe familjet mblidhen për të ngrënë. Përsëri ndahet kulaçi me monedhën brenda. Besohet se ai që e gjeen atë do të ketë fat gjithë vitin.
Kremtimi i madh i Badnikut është mbajtur jashtë Katedrales së Shën Klimentit të Ohrit, në Shkup ku njeriu më i mirë i Badnik shpërndan raki të ngrohtë dhe degë lisi. Të rinjtë vizitojnë farefisin dhe miqtë më të moçëm për t u uruar atyre gjithë të mirat për kremtimin dhe gëzojnë me ta festën.
Si vend me mbizotërim katolik, traditat kombëtare kroate janë të lidhura ngushtësisht me folklorin dhe festimet e krishtera. Festimet nisin në javën e parë të dhjetorit kur kremtohen dy shenjtër patronë, Shën Nikolla dhe Shen Lusi. Shën Nikolla kremtimi i të cilit është në 6 dhjetor, sjell dhurata për fëmijët dhe i lë ata me çorape të kuqe. Fëmijët e mirë marrin të ëmbla, ndërsa ata që janë sjellë keq marrin shkopinj nga ndihmësi i tij, Krampus. Në kremtimin e Shën Lusit, në 13 dhjetor, një grua e veshur si shenjtore vjen rrotull nëpër fqinjë duke ofruar fiq, bajame, arra dhe mollë. Në shtëpi, familjet zënë t i festojnë Krishtlindjet duke mbjellë bar që simbolizon vitalitetin dhe pjellorinë. Deri ditën e Krisdhtlindjeve, bari rritet dhe do të paraqitet si zbukurimi kryesor i tryezës së Krishtlindjeve. Fundi i barit lidhet me fjongo të kuqe dhe në mes vihet një qiri apo një mollë. Pas Krishtlindjeve, sana u jepet zogjve ta hanë, sepse nuk mendohet se duhet flakur. Sipas besimeve të vjetra, asgjë nga tryeza e Krishtlindjeve nuk duhet të flaket në plehra por duhet t u jepet qënieve të tjera të gjalla.
Ky lajm është publikuar: 25/12/2008