Olldashi e Toma inspektojnë Durrës-Kukës
Ministri i Transporteve Sokol Olldashi dhe drejtori i Rrugëve Andi Toma, inspektuan sot ecurinë e punimeve në një segment të autostrades Durres-Kukes. Be fjalen e tij Olldashi ka përmendur edhe problemin e shpronësimeve
KUKES-Dy dite pas vizitës që kryeministri Sali Berisha kreu në kantierin ku po ndërtohet autostrada Durrës-Kukës, edhe Ministri i Transporteve Sokol Olldashi dhe drejtori i përgjithshëm i Rrugëve Andi Toma, inspektuan sot ecurinë e punimeve në një segment të kësaj autostrade. Olldashi dhe Toma zgjodhën për inspektim gjatë Krishtlindjeve segmentin Kolsh - Morinë, të autostradës Durrës-Kukës.
Në një prononcim për mediat Ministri Olldashi, theksoi se ritmet e punimeve janë të mira që mundësojnë përfundimin e punimeve sipas afateve të përcaktuara.
"Në këtë segment ka një ecuri të mirë të ritmeve të punimveve, veçanërisht në ndërtimin e urave nga kompania "Graniti"",- u shpreh Olldashi. Sipas tij, me këto ritme jemi të sigurtë se do të realizohen të gjitha objektet në afatet e përcaktuara edhe në lotet e tjera të këtij segmenti.
"Këtë e tregon edhe fakti se po punohet edhe sot që është ditë feste",- u shpreh Olldashi.
Olldashi ka përmendur edhe problemin e shpronësimeve. "Problemi i shpronësimit ka mbetur pa u zgjidhur në Drinas, pasi janë ndërtime informale, por po punohet më ALUIZNIN për të përfunduar edhe këtë proçes", tha Olldashi.
(d.b/BalkanWeb)